“CEZ, marrëveshja me kompromis” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe palës çeke të kompanisë CEZ u firmos në zyrën time. Unë isha shumë i lumtur që kjo çështje u zgjidh dhe jam shumë i pakënaqur që po rihapet sërish.?Me këto fjalë, drejtori i sekretariatit të komunitetit të energjisë, Janis Kopac, komentoi nismën që ka marrë Partia Demokratike për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e qeverisë me kompaninë CEZ. Ai shpjegoi se negociatat ishin të vështira, por nëse çështja do të shkonte në Arbitrazh, do t?i merrte Shqipërisë 10 vjet reforma të munguara në këtë sektor. Në një marrëveshje të dyja palët duhet të bëjnë lëshime, tha Janis Kopac.?Ne jemi shumë të lumtur që kjo çështje u zgjidh sepse i gjithë vendi mbeti peng i kësaj mosmarrëveshjeje dhe reformat që vareshin prej saj. Procedurat e Arbitrazhit mund të zgjatnin deri në 10 vjet. Një marrëveshje me konsensus asnjëherë nuk është perfekte për të dyja palët, sepse të dyja duhet të bëjnë lëshime?.Por ish-Ministri i Ekonomisë Genc Ruli, një nga nismëtarët e marrëveshjes së Shqipërisë me çeket në kohën që erdhi në Shqipëri, tha se lëshimet për të cilat flet zoti Kopac, i kushtuan vendit tonë afro 600 milion euro.?Unë kam studiuar ekonomi dhe me këtë që ju thatë me kujtohet Fridman i cili thotë që nëse duhet të matim të mirën duhet ta shohim se sa na ndihmon në planin afatshkurtër, dhe planin afatgjatë, por se çfarë do të ndodhë në planin afatgjatë nuk e di askush, dimë vetëm që të gjithë do të vdesim!?Janis Kopac tha se negociatat mes palës shqiptare dhe asaj çeke ishin të vështira, pasi morën 10 raunde bisedimesh, por ai e pa këtë marrëveshje si të domosdoshme për vendin tonë.Në raportin e përvitshëm që kreu i sekretariatit të energjisë në vjenë lexoi për vendin tonë, rekomandoi që qeveria duhet t?i japë më shumë pavarësi Entit Rregullator të Energjisë.

Free Traffic Exchange