Ilaçet e Ballkanit në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Barnat qe prodhohen ne vendet e Ballkanit do te vërshojnë serish ne tregun shqiptar. Propozimi i Ministrisë se Shëndetësie per te ndryshuar ligjin ne piken për medikamentet qe hyjnë nga shtetet e rajonit, ka shkaktuar debate dhe akuza te forta mes opozitës dhe ministrit Ilir Beqaj ne komision. Kreu i Shëndetesise deklaroi se ky ndryshim vjen si detyrim i marrëveshjeve te tregtisë se lire me vendet e rajonit. Por deputet demokrate hodhën akuza ndaj Ministrit te Shëndetësisë, duke bere krahasime me reformat e bëra nga ish-ministri Nard Ndoka. Dy vjet me pare, qeveria ndaloi ardhjen e medikamenteve te prodhuara ne Ballkan, nëse ato nuk ishin pjese e tregut te një shteti europian. Me këtë kusht, nga 290 lloje barnash prodhim ballkanas qe vinin ne tregun shqiptar, vetëm 90 u lejuan te hynin Shqipëri, te cilat ishin se paku edhe ne tregun farmaceutik te një vendit te Bashkimit Europian. Tashme ky kusht i vene, rrezohet dhe me propozimin e ri qe barnat ballkanase mjafton te jene ne tregun e vendit ku prodhohen per te hyre dhe ne Shqipëri. Kërkesa e Ministrisë se Shëndetësisë per ndryshime ne nje nga nenet e ligjit te barnave është shoqëruar me te tjera akuza ndaj kreut te Shëndetësisë. Sipas deputeteve te opozitës, ne spitale mungojnë ilaçet dhe pajisjet per shërbimet me emergjente. Nje vit me pare, Parlamenti miratoi ligjin e ri te barnave dhe shërbimit farmaceutik.