Basha: Dorëheqja e Metës, për aferën e “CEZ” jo për kuvendin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak pasi demokratët dorëzuan në Kuvend projektligjin për hetim ndërkombëtar të CEZ, si dhe disa orë para mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, në selinë e PD-së mbërriti ambasadori amerikan Donald Lu. Në takimin me Lulzim Bashën, që zgjati për rreth 1 orë, biseda u përqendruan pikërisht në këto dy çështje të nxehta të politikës shqiptare. Kreu demokrat nuk heq dorë nga kërkesa për dorëheqjen e Ilir Metës.?Nuk kam kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar i Kuvendit. Kam kërkuar dhe kërkoj dorëheqjen për akuzat që janë bërë në kohën kur ishte zv. Ministër i Jashtëm si personi që qëndron prapa kompanisë DIA dhe këto akuza si kam bërë unë por avokatët e qeverisë.?Duke përshëndetur deklaratën e Metës për mbështetje të një hetimi ndërkombëtar, Basha tha se demokratët nuk do të bëhen pjesë e lojërave politike në Kulisa.?PD nuk bën pazar dhe kompromis për dekriminalizimin. Do t?i shkojmë deri në fund luftës antikorrupsion e dekriminalizimit.?Që Meta të bëhet i besueshëm në deklaratat e tij, Basha e sfidoi që nismën për hetim ndërkombëtar ta bëjë menjëherë pjesë e procedurave parlamentare. ?I bëj thirrje kryetarit të Kuvendit të thërrasë që dot mbledhjen e Konferencës së Kryetrarëve dhe ta fusë projektligjin e depozituar nga PD në seancën e ditës së enjte.?Para takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadori amerikan Lu, mësohet se është takuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me deputetin socialist Pandeli Majko.