http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Larte nuk ka mundur dot ta zgjidh me pajtim debatin mes deputeteve Tom Doshi dhe Spartak Braho, kryetari aktual i komisionit te sigurisë. Madje Doshi, jo vetëm nuk ka hequr dore nga kërkesa per ta shpallur fajtor për shpifje kolegun Braho, te cilit i kërkon si dëmshpërblim 1 lek, por e ka akuzuar edhe për vrasje. Deputeti Doshi nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e kuvendit Ilir Meta, duke iu referuar aferës se pretenduar me kompaninë CEZ. Përplasja mes Tom Doshit dhe Spartak Brahos, ndodhi pak muaj me pare, gjate kohes kur Doshi e akuzonte Meten si porositës se vrasjes se dy deputeteve. Kreu i Komisionit te Sigurisë Braho ishte shprehur publikisht se Doshi kishte falsifikuar nje raport mjekësor.Por gjate seancës ne Gjykatën e Larte, Braho tha se nuk ka patur qellim te denigronte figurën e Doshit, dhe se deklaratat i kishte bere ne kontekstin politik dhe jo personal.