Gert Hoxha për reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne sistemin e drejtësisë duhet te rekrutohen vetëm gjyqtaret, te cilët vijnë nga shkolla e magjistraturës, ndërsa ministri i drejtësisë dhe presidentit nuk duhet te jene pjese e KLD-se. Këto janë tre nga 30 rekomandimet qe unioni i gjyqtareve te Shqipërisë i ka paraqitur komisionit te posaçëm per reformën ne Drejtësi. Por ndërsa është dakord me shume prej propozimeve te këtij komisioni, kryetari i Unionit Gert Hoxha, thotë per Vizion Plus se ka edhe pika për te cilat ata i kane kundërshtuar dhe kane bere vërejtjet e tyre. Nje tjetër pike per te cilën gjyqtaret ndajnë mendime te kundërta me komisionin është edhe konferenca gjyqësore. Zoti Hoxha thotë se gjyqtaret dhe familjaret e tyre duhet t?i nënshtrohen kontrollit te pasurisë, por këto te dhëna nuk duhet te bëhen publike. Ne lidhje me Gjykatën e Larte kreu i unionit te gjyqtareve propozon qe te jete një institucion karriere, ndërsa edhe si dhe shkallet e tjera te gjyqësorit ajo duhet te kontrollohet nga Këshilli i Larte i Drejtësisë.