http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kuadër të Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Nju Jork, Shqipëria mori iniciativën për organizimin e takimit të nivelit të lartë me temë ?Harmonia Sociale për Zhvillim të Qëndrueshëm: Promovimi i mirëkuptimit dhe respektit në kohën e intolerancës?. Kësaj iniciative iu bashkuan Jordania dhe Vatikani. Kryeministri Edi Rama, vuri ne dukje faktin se Shqipëria është një model në bashkekzistencën paqësore dhe një vend i vëllazërisë fetare. Gjatë fjalës së tij, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, theksoi se forum është i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse është në prag të 60 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në OKB dhe në 70 vjetorin e themelimit të organizatës. Takimi kishte në qendër të diskutimeve nevojën për një dialog të vërtetë dhe ndërveprim mes feve dhe kulturave, promovimin e diversitetit dhe harmonisë.