Kreu i Vatikanit, mesazhe nga Filadelfia - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liritë fetare dhe emigracioni ishin dy çështjet qe Ati i Shenjte adresoi gjate nje fjalimi ne Filadelfia, ndalesa e tij e fundit e turneut gjashte ditor ne SHBA. Mesazhet i përcolli nga Independence Hall, vendi ku u shpall pavarësia nga Britania.?Ne nje bote ku ka forma te ndryshme te tiranisë moderne, qe kërkojnë te shtypin liritë fetare ose te përdorin besimin, si pretekst per urrejtje dhe dhune, është e domosdoshme qe besimtaret e feve te ndryshme te bashkohen e te bëjnë thirrje per paqe.?Përpara 40 mije vjetëve Papa Francesku tërhoqi vëmendjen se amerikanet nuk duhet te përsërisin gabimet e se shkuarës dhe njerëzit e gjithë besimeve duhet të bashkohen e të bëjnë thirrje per paqe e tolerance. Papa mori pjese edhe ne Festen e Familjeve, ku ishin te pranishëm legjenda e muzikës Aretha Franklin dhe tenori italian me fame botërore Andrea Bocelli. Nuk munguan leximet dhe momentet e lutjes. Nuk mund te ketë nje shoqëri te shëndoshe, nese nuk i jepet hapësire jetës familjare dhe qe nuk ka një legjislacion qe te mbroje dhe siguroje kushtet e nevojshme per zhvillimin e familjeve, tha Papa. Gjate qëndrimit ne SHBA, ati i shenjte u beri apel amerikaneve te lene mënjane armiqësinë ndaj emigranteve. Vizita e Papës ne SHBA mbyllet me nje meshe ne Filadelfia, ku pritet te marrin pjese 1,5 milionë njerëz.