http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Natyra ne Ulëz ofron te gjitha mundësitë per kthimin e kësaj zone në një destinacion turistik për të gjithë ata qytetare që duan të kalojnë aty një fundjave. Në ditën botërore të Turizmit, Bashkia e Matit ka zgjedhur qytezën e Ulzës për të promovuar turizmin, përmes një aktiviteti të veçantë, ku nuk munguan gatimet vendase dhe veshjet tradicionale. Për kryebashkiakun, Nezir Rizvani, Ulza i ka të gjitha potencialet për një turizëm të qëndrueshëm. Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej i cili tha se për Ulzën do të hartohet një projekt për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Pjese e këtij aktiviteti ishin edhe vallet tradicionale te zonës.