Zgjedhje në Katalonja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Katalonja mbahen zgjedhjet rajonale, përmes te cilave partitë nacionaliste shpresojnë ta çojnë kete rajon ne rrugën e pavarësisë nga Spanja. Dy parti separatiste janë bashkuar me synimin qe të sigurojnë shumicën e vendeve në parlamentin rajonal, ose 68 nga 135 vende. Ne votime janë thirrur rreth 5 milionë zgjedhës. Kjo do te lejonte shpalljen e njëanshme te pavarësisë brenda 18 muajve. Por qeveria qendrore ne Madrid është zotuar ta bllokoje ne gjykate një veprim te tille, pasi e cilëson atë te pakuptimte. Sipas kryeministrit Rahoi per te ardhmen e Katalonjes duhet te votonte i gjithë vendi. Sondazhet kane treguar se shumica e katalanasve janë ne favor te nje referendumi për pavarësinë, por ka edhe nga ata qe nuk duan shkëputjen. Nje dështim i partive, pro pavarësisë do te ishte nje goditje serioze per kete lëvizje. Çështja e Katalonjes, një rajon i zhvilluar ekonomik do te jete nder pikat kryesore te qeverise se re spanjolle, pas zgjedhjeve te përgjithshme qe mbahen këtë vit.

Free Traffic Exchange