http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te disaten here banoret qe jetojnë ne konviktet e Universitetit Bujqësor ne Kamez kane dale ne proteste, pasi nuk kane energji elektrike. Kësaj radhe rreth 20 prej tyre mes te cilëve edhe fëmije janë ngjitur ne tarracën e godinës nga ku kërcënuan se do te hidheshin nëse nuk mikthet energjia. Sipas banoreve ata kane 8 muaj qe nuk furnizohen me energji. Edhe pse thonë se jane te gatshëm te paguajnë, ata kërkojnë kontrata individuale. Historia e këtyre banoreve nis qe ne fund vitin e 2014, kohe kur kompania ndërpreu energjinë, pasi te gjithë banoret nuk e paguanin. Per rrjedhoje ndërmarrja e konvikteve qe administron këto godina rezultonte debitore ne shume te konsiderueshme. Shumica e familjeve u detyruan te largohen, ndërsa ato te mbetura rreth 10 prej tyre vijojnë te vuajnë efektet e mungesës se energjisë, ne godinat qe ne fakt nuk janë prone e tyre.