http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon socialistët për spastrime te nëpunësve nga administrata ne jug te vendit. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristiani, tha se përmes një letre deputeti Koço Kokëdhima, ka kërkuar shkarkimin e punonjësve dhe krijimin e vendeve për militantët.?Pasi mori gjithë zonën e Jugut nën zotërim me dekret të posaçëm nga Edi Rama, puna e parë e Koços ka qenë kalimi në sitë i administratës, identifikimi i çdokujt që mund të ketë biografi jo të mirë. Ja ku është shkresa që zyra e Kokëdhimës ka shpërndarë për gjithë institucionet, ku i kërkohet me urgjencë të plotësohen formularët për cdo punonjës të administratës. Plani i partisë ka nisur të zbatohet, dhe një furtunë shkarkimesh priten në gjithë zonën që ka nën komandë Kokëdhima?.Për demokratët, ky është një akt skandaloz i shkatërrimit të administratës, i konsiderimit të institucioneve publike si pronë e partisë.?Konsiderojeni prioritet?, thotë urdhri i Kocos, dhe për ata që kanë deri në 20 punonjës u jep afat 1 ditë, për ata që kanë nga 20 deri në 50 punonjës u jep afat 2 ditë, për ata që kanë 50 deri në 100 punonjës u jep 3 ditë, dhe 5 ditë kohë kanë ata që kanë mbi 100 punonjës. Është një kthim mbrapa dhe minim i një prej prioriteteve kyçe në rrugën e integrimit europian?.Nisur nga këto fakte, PD i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë hetimin, si dhe bën me dije se do të njoftoje edhe partnerët ndërkombëtarë, për këtë akt.