http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plumba ne qendër te Tiranës. Dy persona jane konfliktuar mesditën e se dieles e per pasoje njeri prej tyre ka mbetur i plagosur. 27 vjeçari Martin Iskurti është qëlluar me 3 plumba, pranë ushtarit te panjohur, pasi është ndjekur nga personi i armatosur nga zona përballe sahatit, ku edhe filloi konflikti. Sipas dëshmitareve janë dëgjuar tre te shtëna me pistolete dhe me pas është pare 27 vjecari i shtrire ne lulishten pranë Ushtarit te Panjohur, ndërsa autori i plagosjes, per te cilin ende nuk dihet identiteti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë 27 vjeçar Iskurti është dërguar me urgjencë menjëherë ne spital dhe mësohet se është jashte rrezikut për jetën. Ne vendngjarje kane mbërritur ekspertet e policisë, te cilet po bëjnë ekspertizën e dinamikes se ngjarjes, si dhe po punon për kapjen e autorit.