http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i LSI, Ilir Meta, ka zgjedhur Skraparin për t?i dhënë përgjigje te gjitha sulmeve ndaj tij për çështjen e kompanisë çeke CEZ. Pas vizitës ne një panair ushqimor, Meta ka rikonfirmuar vullnetin e tij pro një hetimi per te gjitha aferat ne lidhje me CEZ qe nga momenti kur kjo kompani mbërriti ne Shqipëri.?Absolutisht i qëndroj deklaratës time për hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë ndërkombëtar, shqiptar dhe parlamentar, në mënyrë që çdo qindarkë që është abuzuar, që është shpërdoruar nga zyrtarët nga qeveritarët, nga politikanët, nga administratorët shqiptarë, jo vetëm të shkojë në buxhetin e shtetit dhe të dëmshpërblehen qytetarët shqiptarë, por secili për çdo qindarkë që ka dëmtuar interesat e publikut, interesat e CEZ/OSHEE, interesat e shtetit shqiptar, të marrë dënimin e merituar. Dhe të ndiqet çdo qindarkë se si ka lëvizur, jo vetëm nga CEZ-i te DIA dhe nga DIA te kompanitë e tjera, jo vetëm 4 milionë eurot që ka përfituar DIA, por edhe 15 milionë eurot që kanë përfituar kompanitë e tjera pas uljes tjetër që i ka bërë ERE-s çmimit të energjisë për të favorizuar CEZ-in. Të bëhet transparencë se te cilat kompani kanë shkuar këto para, cilët persona dhe zyrtarë kanë përfituar dhe si kanë ndërhyrë me veprimet e tyre apo se ç?përgjegjësi mbajnë me mosveprimet e tyre?.Ilir Meta ka ironizuar liderin e opozitës qe sipas tij është i vetmi opozitar ne bote qe nuk kërkon dorëheqjen e kryeministrit por te kryetarit te kuvendit, duke aluduar edhe per nje aleance mes Bashes e Rames.?Nuk habitem me asgjë tjetër që thotë z. Basha, i cili prej dy vitesh qeverinë Rama e etiketon si qeveria Rama-Meta. Madje nuk keni dëgjuar gjë akoma, sepse shumë shpejt do të fillojë të ndërrojë vendet, do të akuzojë qeverinë Meta-Rama dhe pak më vonë të jeni të bindur që do dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë ?kriminale? Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama?.Sulmi i Metes ndaj rivaleve politike nuk është mjaftuar me kaq, pasi ai ka theksuar se LSI është e vetmja parti per te cilën ndërkombëtaret, nuk kane ankesa ne lidhje me personat me rekorde kriminale.?LSI ka marrëdhënie të shkëlqyera me ndërkombëtarët. Asnjë kandidat i propozuar nga LSI në zgjedhjet vendore nuk ka pasur asnjë problem, që të krijonte edhe shqetësimin më të vogël për ndërkombëtarët. Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për integritetin e asnjë deputeti të LSI-së apo ministri dhe ne do të vazhdojmë të kontribuojmë dhe të jemi model për luftën që duhet të përshkallëzohet edhe më tej, për thellimin e procesit të konsideruar si dekriminalizim.?Dhe duke mbështetur marrëdhëniet e mira me ndërkombëtaret meta ka lajmëruar se pas 3 javësh ai do te zhvilloje një vizite zyrtare ne SHBA.