“Deri me 31 dhjetor, bizneset të deklarojnë mallin pa faturë” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë bizneset, të cilët nuk kanë deklaruar mallin që kanë pa faturë deri në datën 31 dhjetor të këtij viti, duhet ta deklarojnë dhe të paguajnë detyrimet për të, në të kundërt nuk do të ketë më asnjë tolerim. Gjatë një konference për shtyp, Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se qeveria është e vendosur në misionin e saj ndaj atyre që bëjnë evazion, dhe se tashmë, me sistemin e ri të tatimeve nuk do të ketë më përzgjedhje nga tatimorët, por sipërmarrësit i zgjedh kompjuteri. Ministri i Financave tregoi se pas dy ditësh do të niset sëbashku me guvernatorin për takimin e radhës me FMN-në. Ai premtoi se nuk do të ketë rritje të taksave sido që të jetë propozimi i misionit të fondit. Financat shpjeguan për gazetarët edhe kostot absurde që është duke paguar sot biznesi në Shqipëri edhe pse nuk e merr shërbimin. Bëhet fjalë për koncesionin e skanimit në dogana, ku sipërmarrësit paguajnë 22 euro tarifë për deklaratë doganore, edhe pse skaneri nuk është montuar në të gjitha pikat. Si një nga ministrat që ka firmosur marrëveshjen e qeverisë me CEZ, Shkëlqim Cani u përgjigj se përse u la në marrëveshje klauzola e cila çdo kosto dhe detyrim që kishin bërë çekët, t?i trashëgohej kompanisë shtetërore OSHEE. Javën që vjen, qeveria do të dalë po ashtu në tregun europian për të blerë eurobondin, por këtë vendim nëse borxhi qeveritar do të merret në tregjet ndërkombëtare do ta vendosin interesat. Vetë kreu i financave tha se ka kohë për të parë se si do të dilet në këto tregje deri në fund të këtij viti.