Simfonia e Bethoven bashkon serbët e shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muzika klasike këtë fundjavë duket se ka një mision të rëndësishëm. Teksa një ndeshje futbolli si ajo mes Serbisë dhe Shqipërisë rriti tensionet, kultura këtë fundjavë ndërton një urë komunikimi. Ka mbërritur në tiranë Dejan Savic, Drejtori i Teatrit të Beogradit për të dirigjuar koncertin simfonik të Dvorak dhe triptikun e Bethovenit. Ashtu sikurse në Beograd, Savic nuk i ka shpëtuar edhe në Tiranë klimës së krijuar nga futbolli, ndaj përpara se ta presë publikun me muzikë të mirë, ka dëshiruar të përcjellë një mesazh për të dyja ekipet kombëtare.?Do të doja që mediat të përcillnin një plan të panelit që jemi këtu dhe t?ua nisnin përpara ndeshjes Shqipëri - Serbi të dyja ekipeve, atij serb dhe atij shqiptar në mënyrë që edhe futbolli të kuptoj se si mund të bashkëpunojnë dy popuj e dy kultura si ne.?Savic ka gjetur në tiranë mbështetjen e artistëve të orkestrës simfonike të Tiranës dhe shpreson edhe në bashkëpunime të tjera të këtij lloji.?Nuk është hera e parë që vij në Tiranë, por jam i mahnitur nga gjithçka keni bërë këto vite. Që në aeroport m?u shfaq para një kryeqytet tjetër shume evropian. Uroj që ky të moj jetë bashkëpunimi im i fundit. Pasi ky është një teatër ku kanë performuar zëra të mrekullueshëm të operës në botë si Inva Mula, Saimir Pirgu e Ermonela Jaho, emra që teatri i Beogradit do të donte shumë t?i priste. Ndaj sikur të kishim edhe vizita më të shpeshta të artistëve mes këtyre dy teatrove do të ishte fantastike. Edhe ne do t?ju sjellim zërat më të mirë në Tiranë.?Simfonia e 9 e Dvorak është vetëm pjesa e parë e një koncerti simfonik që do të vijojë me ?triptikun? e bet?hovenit. Luca Franzetti në violonçel, Merita Rexha në piano dhe Abigiela Voshtina në violinë janë tre solistët që do të përcjellin Bethoven në Teatrin e Operas dhe Baletit. Bethoven nuk është i thjeshte,e sidomos kur vjen në një koncert për violincele, piano dhe violinë së bashku. Besoj se do të sjellim më të mirën, pasi të punosh me dy artiste si Merita dhe Abigiela gjithçka është më e thjeshtë. Koncerti simfonik vjen për publikun mbrëmjen e së shtunës në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Free Traffic Exchange