Basha për hetimin ndërkombëtar të CEZ - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vit pas miratimit ne Kuvend, demokratet kane vendosur t?i drejtohen kushtetueses per te kundërshtuar marrëveshjen me kompaninë ceke CEZ. Dhe arsyet per kete lëvizje te opozitës i ka shpjeguar kryetari i PD Lulzim Basha, per te cilin kjo marrëveshje është korruptive dhe pergjegjesine e mbajnë kryeministri Edi Rama dhe kreu i kuvendit Ilir Meta.?Rama, siç u kujtohet mirë qytetarëve, është ai që hoqi dorë në mënyrë kriminale nga arbitrazhi ku ishte dërguar CEZ nga qeveria paraardhëse, hoqi dorë me një marrëveshje korruptive të bërë pa konsulencën ligjore të avokatëve të Shqipërisë që paguheshin nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, hoqi dorë duke i falur apo ndarë me CEZ 600 milionë euro fatura të njohura dhe afro 2 miliardë euro që sipas avokatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, CEZ mund t?i detyrohej Shqipërisë në fund të një procesi të suksesshëm arbitrazhi. Dje pamë sesi dëshmitari kyç, i cili ka në dorë të shpëtojë 135 milionë eurot që DIA kërkon në arbitrazhin e Vjenës, ndonëse i mbrojtur nga Policia u kërcënua me jetë. Kjo sepse fundosja e DIA-s merr me vete edhe Ilir Metën ndaj dhe dëshmitari Elvis Mataj është kërcënuar me jetë, ai dhe familja e tij.?Basha ka theksuar se çështja e CEZ po përdoret nga te dy aleatet si forme presioni ndaj njeri-tjetrit.?Kjo është tango kriminale që po kërcehet nga dy kumbarët, që kërcënojnë, godasin njëri-tjetrin por edhe mbahen fort pas njëri-tjetrit për hir të qindra milionë eurove, para të shqiptarëve, ndërkohë që varfëria ka shkuar në skaj, të pamundurve u merret shpirti, u mbyllet dyqani, u shkelmohet tezga, mbyllet biznesi i vogël e konfiskohet me dhunë malli i atyre që nuk fitojnë dot as 5 mijë lekë të vjetra në ditë për të ushqyer fëmijët e tyre, teksa në krye të vendit vazhdon pra tango kriminale e dy kumbarëve Edi Rama e Ilir Meta.? Sipas Bashes e vetmja rruge për te zbardhur çështjen është hetimi ndërkombëtar.?Të hënën, Partia Demokratike në mënyrë paralele do të dorëzojë në Kuvend, projektligjin për të mundësuar hetim ndërkombëtar, me prokurorë të vendeve partnere euroatlantike, me kompetenca të plota për zbardhjen e skemës më të madhe të korrupsionit në historinë e vendit. Ilir Meta deklaroi dje se është në favor të hetimit ndërkombëtar. Do ta ketë shansin që të hënën të tregojë me veprime konkrete mbështetjen dhe aprovimin e nismës tonë ligjore në parlament, ose të demaskohet si një manovër për ti shpëtuar hetimit.?Por pavarësisht nismave ligjore, opozita nuk ka hequr dore nga kërkesa per largimin e Ilir Metës nga post i kryetarit te kuvendit, si kusht për hetim te plote te ngjarjes.

Free Traffic Exchange