http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Administrative, ka pranuar kërkesën e familjes Cali ne Laç, duke rikthyer edhe një here tenderin per shfrytëzimin e Lagunës së Patokut. Sipas Gjykatës, Ministria e Bujqësisë nuk i ka marrë parasysh dokumentet e familjes Cali gjatë procesit të tenderimit, ashtu sikurse nuk ka marrë parasysh edhe investimet nga firma Cali. sh.p.k. Vendimi u shpall ne mesditë, ndërsa per përfaqësuesit e familjes Cali ai jep drejtësi. Gjykata vendosi që tenderi të ribëhet dhe deri në shpalljen e fituesit te jetë familja Cali ajo që ta shfrytëzoj Lagunën për peshkim, e drejte të cilën familja e ka gëzuar prej disa vitesh. Por burime nga Ministria e Bujqësisë kane bërë të ditur për Vizion Plus se do të apelojnë vendimin. Tenderi për Lagunën e Patokut u bë shkak një muaj më parë për një konflikt mes familjes Cali dhe familjes Prenga konflikt, i cili degjeneroi deri në përdorimin e armëve, duke sjelle edhe arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga.