http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt banoret e Fierit do te kenë nje hapësire te madhe te gjelbëruar. Ky është nje projekt i bashkisë që kap një sipërfaqe prej 2.6 ha. Aksioni për lirimin e hapësirave publike i paraprin pikërisht zbatimit te projektit. Ne qendër te qytetit janë prishur objektet dy dhe tre katëshe. Edhe këtë herë aksioni nuk ka hasur kundërshti nga pronarët, të cilët janë lajmëruar muaj përpara. Sipas kreut të INUV, Hander Cako ndërhyrja do të shtrihet në të gjithë Fierin, ku do të shemben objektet që janë ne kundërshtim me ligjin. Në javën e parë të shtatorit u bë prishja e ndërtesave në rrugën ?Muharrem Agolli?, e cila pritet t?i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë. Deri tani fadromat kanë prishur rreth 70 objekte pa leje, që prej vitesh kishin zënë hapësirat publike.