SHBA-të refuzojnë hetimin e CEZ - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përfshihen në hetimin për zbardhjen e çështjes CEZ. Përfaqësia diplomatike e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e kontaktuar nga Vizion PLUS, tha se një hetim i tillë është kompetencë e institucioneve ligjzbatuese shqiptare. Ambasada Amerikane, bëri me dije se Shqipëria i ka kapacitetet dhe institucionet, të cilat janë përgjegjëse për të ndërmarrë hetime, të cilat lidhen me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij. Ambasada amerikane thekson se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë, për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre. Përfaqësuesit e Zyrës së Shtypit pranë Ambasadës amerikane, nënvizojnë se përmes ekspertëve ligjorë të OPDAT, Ambasada ofron këshilla, promovon reforma, si dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit. Me këtë përgjigje Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i thonë jo kërkesës së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për hetim nga prokurorë amerikanë. Kërkesë për hetim ndërkombëtar për të ashtuquajturën korrupsion në çështjen CEZ, e ka bërë pak ditë më parë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kërkesa për hetim ndërkombëtar, u artikulua nga politikanët e lartë shqiptarë, nisur edhe nga mungesa e besimit të tyre tek Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë.

Free Traffic Exchange