LSI: Hetim i plotë për CEZ! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste për Integrim do te mbështesë nismën e paralajmëruar nga opozita per hetimin ndërkombëtar te çështjes CEZ. Nënkryetari i LSI Ylli Manjani tha se LSI nuk ka asnjë kompleks ndaj projektligjit qe pritet te depozitoje PD ditën e hëne. Prokurorët ndërkombëtarë do të duhet të hetojnë sipas Manjanit, çdo element që lidhet me këtë histori, nga momenti i privatizimit, deri në prishjen e marrëveshjes me CEZ. Zyrtari i lartë i LSI-së shikon tek kërkesat e përsëritura të PD-së për hetim të aferës CEZ, një përpjekje për katarsis ne kupolën e opozitës.Manjani nuk ngurron të thotë se në luftën që po i bëhet LSI-së nuk është vetëm PD, por edhe njerëz brenda aleatit të madh PS. Dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit, për t?i dhënë më shumë hapësira hetimit ndërkombëtar, nëse do të ketë një të tillë, Manjani e konsideron si të panevojshme. Hetimi ndërkombëtar, thotë nënkryetari i LSI-së do të zbardhë se cilët janë personat përgjegjës që kanë dalë kundër interesit publik dhe të gjithë ata që përdorin politikisht këtë çështje kundër partisë së Ilir Metës.