Korçë, grabiten disa biznese - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një valë grabitjesh ka përfshirë dy fshatra të Korçës. Persona me maska kanë hyrë me dhunë në lokale, ne Vashtmi dhe Drithas dhe kanë vjedhur sende me vlerë si edhe shuma të konsiderueshme parash. Sipas pronarëve të lokaleve, bastisjet janë bërë nga tre persona të armatosur, të cilët kanë kërcënuar punonjësit e bareve dhe më pas janë larguar. Edhe pronari i një pike karburanti, e cila është grabitur, thotë se personat kanë kërcënuar rojen dhe e kanë goditur, më pas kanë marrë me vete çdo gjë që kanë gjetur aty. Policia ka nisur hetimet, duke marrë në pyetje dëshmitarët për të mbledhur të dhëna se cilët mund të kenë qënë grabitësit, por ende nuk ka asnjë të dyshuar. Sipas banorëve të kësaj zone, vjedhjet janë shtuar mjaft kohët e fundit, por policia nuk ka ndaluar asnjë.

Free Traffic Exchange