Bode reagon ndaj deklaratës së Metës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga selia e Partisë Demokratike ka dale ish-ministri i financave Ridavn Bode, i cili ka përsëritur kërkesën e Partisë Demokratike per nje hetim ndërkombëtar per ceshtjen e kompanisë ceke Cez dhe nevojën per largimin e ilir Metës nga post i kryetarit te kuvendit. Por dalja e ish-ministrit kishte te bënte specifikisht me akuzën e ngritur pak ore me pare nga Ilir Meta ndaj tij personalisht. Bode ka shpjeguar te gjithë marrëdhënien me kompaninë CEZ qe prej nënshkrimit te kontratës se privatizimit, ku ishte parashikuar se 60 milion euro do te vendoseshin si garanci për borxhin e keq.?Erre ne 2011 vendosi çmimin dhe kjo solli kërkesën e CEZ per te sekuestruar garancinë prej 60 milion eurosh dhe BB ne rolin e arbitrit njoftoi se ne 14 dhjetor Banka Botërore thotë se qeveria për shkak te vendimit te ERRE rrezikonte te humbiste 60 milion euro, BB thotë se rishikimi i çmimit është ne përputhje me praktikat ndërkombëtare. Nëse behej kjo kërkesa e CEZ nuk do te sekuestrohej garancia bankare, për me tepër qe CEZ kishte fituar gjyqin?.Dhe sipas Bodes letra e shume përfolur e Ministrisë se Financave drejtuar ERRE nuk ka asnjë kërkese per vendosje çmimi, por i kërkohet te marre parasysh rekomandimet e Bankës Botërore.?Ne ketë letër nuk ka kërkese per ulje çmimi, letra thjesht mbështet programin e shpallur nga ERRE dhe ne themi qe mbështesim kete program, nëse merren parasysh rekomandimet e Bankës Botërore, dhe te shmangte betejën gjyqësore ku vendi mund te humbiste 60 milionë euro.?Sipas Bodes akuzat qe artikulohen nga maxhoranca synojnë vetëm te fshehin te vërteten rreth afer3es me kompaninë ceke CEZ.