Kurban Bajrami në një familje besimtare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Namazin e Kurban Bajramit e ka falur ne shesh njësoj dhe përkrah myslimaneve shqiptare, ndërsa urimet me te afërmit i bën ne gjuhen e saj arabe. Fatme Shehab është nga Bejruti. Prej 13 vjetësh ka lënë Libanin dhe ka krijuar familjen ne Tirane. Bashkëshorti i saj është shqiptar dhe te gjithë familjarisht janë besimtare te devotshëm. Per familjen e Vullnet Merjes, Kurban Bajrami eshë festa me e madhe. Përgatitjet i kane bere nje dite me pare. Ndërsa ketë të enjte kane bere kurbanin, simboliken e festes. Por si e feston Kurban Bajramin një libaneze ne Tirane? Fatme na tregon se ritet fetare dhe kulturat mes dy vendeve janë thuajse njësoj, por ne Liban Kurban Bajrami përjetohet me shume. Katër fëmijët e çiftit shqiptaro-libanez ne shtëpi flasin gjuhen e nenës, arabishten, ndërsa jashtë dhe ne shkolle, shqipen. Per fëmijët e familjes Merja, festat ndahen mes dy vendeve ashtu si vendlindjet e tyre , dy ne Bejrut dhe dy te lindur ne Tirane. Per kurban Bajramin Fatme ka vendosur te respektoje shijet e dy meshkujve te familjes. Dreka eshte kuzhine shqiptare, ndërsa ëmbëlsira, bakllavaja tipike arabe. Mes Bejrutit dhe Tiranës, ne shqip apo arabisht, këta besimtare si çdo mysliman i devotshëm veçanërisht sot, luten për shëndet e mbarësi.

Free Traffic Exchange