http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 20 vitet e fundit janë investuar rreth 4 mld dollarë ne sistemin rrugor shqiptare, por a e dini sa janë nevojat për mirëmbajtjen e tij? 80 milion $ nevojiten qe çdo rruge kombëtare te jete ne kushte normale qarkullimi, një shume kjo e cila është e vështire, per te mos thënë e pa mundur, te krijohet nga buxheti shtetit. Duke folur ne konferencën ndërkombëtare te rrugëve, ministri Haxhinasto e vuri theksin tek zbatimi kritereve europine ne ndërtimin e tyre. I pranishëm ne këtë konference ishte edhe kryetari i bashkisë Erjon Veliaj, i cili u ndal tek rajoni i Ballkanit, qe sipas tij është nje performues i dobët ne thithjen e fondeve per infrastrukturën. Per ekspertet e fushës është e nevojshme ngritja e një strukture te pavarur, e cila te monitoroje si dhe te certifikoje investimet qe kryhen ne sistemin rrugore, pasi aktualisht është autoritet rrugore ai qe planifikon, prokuron si dhe certifikon cilësinë.