Asmusen: S’ka shanse për azil - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shume shqiptare mund te marrin leje qëndrimi ne Gjermani, por vetëm duke aplikuar ne mënyre te rregullt per pune. Sekretari i shtetit gjerman Jorg Asmusen, gjate nje takimi me ministrin e mirëqenies sociale Blendi Klosi, sqaroi se shanset per te marre azil për arsye ekonomike janë thuajse zero.?Ka dy kategori personash te cilët vijnë ne Gjermani per te kërkuar azil. Grupi i pare janë ata te cilët kërkojnë azil politik. Per ta shteti gjerman do te mundohet t?i integroj ne pune dhe ne shoqërinë gjermane, ndërsa kategoria tjetër janë ata te cilet per arsye totalisht ekonomike vijnë si azilant politik. Per këtë kategori njerëzish ka rrugë ligjore për te ardhur ne Gjermani, siç është përfitimi i kartës blu te Evropes ose nëpërmjet aplikimit për punë per 140 profesionet, ne te cilat ka mungesa. Pikërisht edhe ky grup njerëzish qe shfrytëzon rrugët ligjore janë te mirëseardhur. Gjithashtu mendoj se ka njerëz, te cilët kërkojnë azil ekonomik kjo nuk eshte rruga e duhur. Ne 8 muaj kemi patur 39 mijë azilkërkues nga Shqipëria. Dhe kuota e njohjes se azilit politik është 0.2 perqind. Nëse vihet ne Gjermani per arsye ekonomike dhe kërkohet azil politik, kjo nuk është rruga qe te çon drejt suksesit.?Sekretarin Asmusen dhe ministri Klosi firmosen marrëveshjen për njohjen e viteve te punës mes dy shteteve, e cila do te shërbej per pensionet. Nga kjo marrëveshje pritet te përfitojnë rreth 15 mije emigrant.