http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Diskutimi i paketës se masave kundër informalitetit ne Parlament i ka dhëne mundësi kryeministrit Edi Rama te theksoje vullnetin e qeverise për te vazhduar këtë beteje deri ne fund. Para deputeteve, lideri i maxhorances e ka bere qarte se nuk do te ketë amnisti dhe se çdo biznes duhet te zbatoje ligjin. Ai akuzoi opozitën se po mbështet ata qe nuk paguajnë taksat. Kryeministrit i është kundërpërgjigjur ish-ministri i financave Ridvan Bode, i cili tha se ky aksion synon te rrisë përfitimet për qeveritaret. Por debati për aksionin kundër informalitetit ka përfshire edhe diskutimet rreth rënies se te ardhurave ne buxhetin e shtetit, dhe te dy palët ka sjelle ne seance mosrealizimet qe secila qeveri ka njohur. Por shkak për një përplasje te re ne Parlament shërbeu edhe fakti qe kryeministri Rama u largua nga seanca menjëherë, pasi përfundoi fjalimin e tij. Ndryshimet ne ligjin për procedurat tatimore parashikojnë forcim te masës ndëshkimore qe arrin deri ne qindra milionë leke siç është rasti kur tatimpaguesi që shet mallra me shumicë, që mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë në masën 10. 000 .000 lekë.