Dëshmitari “fundos” Riformaton - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I vetmi qe pretendon pafajësinë nga grupi i te akuzuarve per trafikun e drogës me avion, piloti italian i cili u kap me droge ne plazhin e Divjakës, Giorgo Riformato është përballur ne Gjykatën e Krimeve te Renda me dëshmitaret e Prokurorisë. Ne thëniet e tyre ata kane rrezuar pretendimin e italianit se kishte ndaluar ne Divjake per shkak te një defekti. Erjon Pipero ka qene dëshmitari i pare qe është sjellë nga organi ia akuzës, i cili kishte komunikuar me Riformatonn ne momentin kur ai kishte prekur hapësirën shqiptare. Sipas Piperos, piloti italian kishte fillimisht destinacion daljen nga hapësira po pas 5 minutash ka devijuar. Pipero pohon se pasi ishte lidhur me pilotin, ky i fundit i kishte thëne ne italisht se ishte duke testuar avionin, ndërsa 20 minuta me vone kur devijoi nga trajektorja u shpreh se donte te shihte bregdetin shqiptar. Punonjësi i Alb kontrollit sqaroi me tej se ne asnjë moment Riformato nuk raportoi për ndonjë defekt. Ngjarja për te cilën akuzohen te pandehurit, ndodhi ne 9 maj te vitit te kaluar kur avioni qe dyshohet se do transportonte drogën u ul ne plazhin e Divjakës për të marrë ngarkesën, por ngeci në rërë. Polica arriti te sekuestroj edhe 340 kg kanabis sativa te paketuar e destinuar te trafikohej drejt Italisë. Riformato i ka qëndruar pohimeve te dhëna para prokuroreve pas arrestimit, se nuk ka lidhje me drogën e kapur ne Divjake dhe se avioni i tij ?piper?, beri ulje te detyrueshme për shkak te një defekti. Nga hetimet, ka rezultuar se organizator i këtij trafiku është shtetasi Sajmir Bajrami dhe dy paketuesit e lendes narkotike Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupa me te cilët Riformato ka mohuar te ketë pasur njohje te mëparshme. Por ndërsa te pandehurit e tjere kërkuan gjykim te shkurtuar, duke pranuar akuzën Riformato vazhdon ti qëndrojë kërkesës për pafajësi.

Free Traffic Exchange