http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Kosovës parandaloi një sulm ndaj eskortës se kryeministrit Isa Mustafa mëngjesin e kësaj te mërkure. Dy persona tentuan te ndalonin dhe godisnin automjetin ne lëvizje te shefit te qeverise. Ata mbanin ne duar dy çanta letre, ku gjendeshin copëza metali qe shërbejnë per shfryrjen e gomave, si dhe një telefon celular. Ne momentin qe forcat e policisë do t?i kontrollonin, dy personat lanë çantat dhe u larguan. Eskorta e kryeministrit me pas vijoi rrugën normalisht. Kjo ngjarje vjen pas sulmit me veze te kryeministrit ne sallën e parlamentit, ku deputete te opozitës nuk e lejuan ate te raportonte per marrëveshjet e arritura ne Bruksel me Serbinë. Sulmi u dënua ashpër nga shumica, presidentja e Kosovës dhe përfaqësuesi special i BE ne Kosove. Dite me pare automjeti i Mustafes ishte shënjestra e nje tjeter sulmit te aktivisteve te lëvizjes Vetëvendosje, te cilët hodhën veze dhe boje ne shenje pakënaqësie ndaj marrëveshjeve te Brukselit.