http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej muajsh rritja e numrit te azilkërkuesve ka qene nje prej kauzave kryesore te opozitës kunder qeverise dhe për here te pare përfaqësues te Partisë Demokratike kane shkuar ne Gjermani te njihen me problemet e azilanteve shqiptare. Demokratet kane vizituar disa kampe pranë Frankfurtit ku jane strehuar qytetare nga Kukësi, Fushë-Kruja, Shkodra, fshatrat e Fierit dhe Lushnjës. ?Unë jam murator, - u shpreh Bujari nga Fieri, dhe nuk gjeja dot punë në ndërtim. Kam për të mbajtur një nënë të sëmurë, të cilës i hoqën dhe Invaliditetin. Si dhe babain e moshuar me pension minimal. Më thoni me çfarë të jetonim në Shqipëri.??Ne nuk kemi para të shtyjmë ditën e jo të paguajmë kamatëvonesat apo kasat tatimore për dyqanet e listave veresije?.?Ne nuk jemi jetimët e Shqipërisë, meritojmë sado pak vëmendje dhe përfillje nga kjo qeveri, e cila mashtroi për një jetë më të mirë dhe me shërbime falas, por ata sollën krizë dhe jetë të pamundur; na e shtrenjtoi çdo gjë atje ku s?mban më.?Përballë këtij realiteti Drejtuesi i Departamentit per emigracionin ne PD, Bardh Spahia, theksoi se zgjidhja nuk mund te jete largimi nga Shqipëria, por përpjekja per një qeverisje me te mire.?Mohimi i azilit me shpërfillje dhe arrogancë, mosmarrja e përgjegjësive për krizën e prodhuar në vend nuk duhet jetë më rruga e përballimit të kësaj situate?. Sipas PD realiteti i azilkërkuesve është emergjencë kombëtare që kërkon një strategji masash.