http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të mërkurën në mbrëmje, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të niset drejt Nju Jorkut, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Mbledhja që pritet të zhvillohet të premten më 25 shtator, do të përqendrohet në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë edhe në Forumin ?World Lidership?, që organizohet nga Shoqata për Politikë të Jashtme. Mësohet se Kryeministri shqiptar Edi Rama, do të marrë pjesë në një tjetër forum, ?Impakti i së ardhmes?, i organizuar nga Fondacioni i ish-Presidentit amerikan Bill Klinton. Por, eventi më i rëndësishëm i qëndrimit të kryeministrit Edi Rama në Nju Jork, është pjesëmarrja në Samitin Ndërkombëtar kundër Ekstremizmit, që do të zhvillohet më datë 26 shtator, i organizuar nga Presidenti amerikan Barak Obama. Ne kete samit kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do te mbaje dhe një fjalim.