http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me shume se 500 shtetas shqiptare nuk janë lejuar nga policia greke gjate 24 orëve te fundit të kalojnë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Kapshtice. Ka prej atyre që presin ne pjesën shqiptare që prej ditës së diel. Këtë herë pala greke nuk po lejon as kalimin e familjarëve, ndërkohë që të rinjtë po kthehen në masë. Autoritetet e vendit fqinj pretendojnë se ata kërkojnë të hyjnë për punë të stinës. Të kthyerit ankohen se policia greke iu ka grisur edhe garancitë, të cilat janë të rregullta. Një ditë më parë ka pasur një takim mes komandanteve të dy pikave kufitare, por palët nuk kanë rënë dakot për normalizimin e situatës. Edhe takimi i drejtorëve rajonal të kufirit ka dështuar ne gjetjen e një zgjidhjeje. Burime te Vizon Plus thanë se pala greke pretendon se është duke zbatuar vetëm rregullat e parashikuara për lëvizjen në zonën ?Shengen?. E thënë ndryshe doganieret u kërkojnë shtetasve shqiptarë së pari vendin ku do të shkojnë, nga 50 euro për çdo ditë qëndrimi si dhe garanci nga personat pritës.