Efektet e ditës pa makina - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Atë qe nuk e bëjnë dot përpara shtëpisë apo ne lagje e kane arritur ne qendër te Tiranës. Këtë te marte fëmijët janë ndjere zot te kryeqytetit, por edhe biçikletave e patinave qe me ne fund u kane fshire pluhurin. Dita pa makina ka dhëne efektet e saj edhe tek bizneset qe tregtojnë dhe riparojnë biçikleta. Ne pikat e shitjes apo serviset e tyre thonë se nje fluks i tille nuk është vene re me pare. Ndryshe nga sa pritej, dita me biçikleta nuk shkaktoi trafik ne akset e lira per automjetet. Numri i makinave ishte me i vogël se zakonisht. Megjithatë per shume qytetare qe nuk e kishin dite pushimi si nxënësit e shkollave, makina është nje mjet i domosdoshëm pune dhe transporti. Pas një matje te bere nga bashkia kryetari Erjon Velija tha se ajri ne qendër kete te marte ishte me pak i ndotur. Nismës ?pa makina? iu bashkua edhe ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu. Ndryshe nga kryetari Veliaj, zoti Lu i kishte mjetet e nevojshme për nje udhëtim me biçiklete. Dita me e afërt pa makina pritet te jete ne 17 nëntor. Por per sa kohe këta fëmije nuk kane infrastrukturën dhe sigurinë per te shkuar ne shkolle me biçiklete, këto mjete do t?i mbajnë ne shtëpi, si dhurata e radhës nga prindërit.

Free Traffic Exchange