http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koha për kompromise politike duket se ka kaluar. Kryetari demokrat Lulzim Basha, bën thirrje për mosbindje civile, si përgjigje ndaj trafikut të drogës, aferave korruptive, varfërimit të qytetarëve, për të cilat ai bën fajtor qeverinë. Para deputetëve demokratë, Lulzim Basha risolli në vëmendje përfshirjen sipas tij, të Ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës. Ai flet për fakte të reja, që rëndojnë pozicionin e Tahirit. Por, jo vetëm ministri Tahiri është para akuzave. Basha e drejton gishtin te Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, qe nuk do të mund të qëndrojë i qetë, pasi është i përfshirë në afera korruptive. Basha flet se për mungesë të shpresës së ekonomia shqiptare do të mund të rimëkëmbet. Vetëm zgjedhjet e lira, e pa persona të inkriminuar, sipas Bashes do të risjellin shpresën, do të normalizojnë marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë të cenuar nga qeveria, e do të rifusin Shqipërinë në udhën normale të integrimit.