Rama me sipërmarrësit e rinj italianë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe kryeministri e respektoi ditën pa makina. Në Forumin e Sipërmarrësve të Rinj Italianë, kreu i qeverisë Edi Rama mbërriti në këmbë. Lufta kundër informalitetit në ekonominë shqiptare ishte pjesë kryesore e fjalës së kreut të qeverisë. Aksioni do të vazhdojë sipas Rames dhe askush nuk do të përfitojë amnisti. Reformat nuk mund te shihen te shkëputura nga njëra tjetra e njëra prej tyre, ajo ne drejtësi, sipas Rames konsiderohet si një domosdoshmëri. Që sipërmarrësit e rinj italianë të mos ngurrojnë për të investuar në Shqipëri, ka shumë arsye. Reforma ekonomike të ndërmarra nga qeveria u vlerësuan edhe nga ambasadori italian Massimo Gaiani.?Besoj se është e rëndësishme që të afroheni më shumë këtu në Shqipëri. Avantazhet janë të shumta, duke nisur nga kosto e punës, gjuha dhe taksat. Shqipëria nuk ka nevojë të kolonizohet, pas i ka kapacitetet. E rëndësishme është bashkëpunimi.?Për të treguar se sipërmarrësit italianë dhe shqiptarët në thelb janë njësoj, kryeministri Rama e shoqërojë me një batutë.

Free Traffic Exchange