Shqipëria, rruga e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria vazhdon te shfrytëzohet nga trafikantet ndërkombëtare si rruge për transportin e ngarkesave te drogës dhe armeve drejt Italisë. Deklarata vjen nga prokurori i Antimafias se Leces, Cataldo Motta, ndërsa ditët e fundit ne vendin fqinj janë kryer nje seri operacionesh, qe kane çuar ne arrestime te shqiptareve dhe sekuestrimin e sasive te mëdha te lendeve narkotike. Sipas Mottes, trafiku i drogës dhe armeve nga Shqipëria nuk është ndalur dhe ketë e kane dëshmuar edhe rezultatet e dy aksioneve te fundit ne Lecce e Salento, ku u sekuestruan 67 kg kanabis, 3 kg heroine, 3 arme kallashnikov dhe një sasi municionesh, qe sipas policisë italiane vinin nga Shqipëria. Kanabisi dhe armët u zbuluan ne nje gomone me flamur grek, e cila sipas policisë shërbente per trafikun e lendes narkotike nga Shqipëria ne brigjet e Puglias. Ndërsa heroina ne banesën e dy shqiptareve qe përfunduan ne pranga. Ata janë Hendri Kapllani, 28 vjeç dhe Ervin Gerbaj, 34 vjeç nga Vlora. Këto shifra janë te mjaftueshme per Mottan, per te besuar se tregu shqiptar është ende aktiv.?Grupet kriminale shqiptare te cilat vite me pare drejtonin trafikun e qenieve njerëzore drejt Salentos, ne një moment e braktisen ate dhe u nisen te ngarkonin gomonet me droge, siç tregojnë dhe sasitë e mëdha te drogës se sekuestruar ne brigjet e Leçes. Edhe heroina, e cila vjen nga Pakistani dhe Afganistani, kalon transit ne Itali nga Shqipëria, ndonëse tregu per kete lloj substance është reduktuar.?Ndërsa kreu i grupit te hetimit te krimit te organizuar, Giuseppe Dinoi, theksoi se shkatërrimi i parcelave te kanabisit ne Shqipëri, ka sjelle dhe rritjen e ndjeshme te çmimit te këtij lloji te drogës ne tregun italian nga 1200 ne 1800 euro për kg.