Rreagimi i Rexhep Qoses: Policia e Kosovës si ajo e Milloshevicit - Ora News- Lajmi i fundit-

2015-12-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT I ashpër në çdo fjalë të tij, në një analizë të thellë të situatës politike në Kosovë, akademiku Rexhep Qosja ka zgjedhur tu drejtohet publikisht ambasadorëve të SHBA, Britanisë, Francës dhe Anglisë.
Referuar deklaratës së ambasadorëve që vlerësonte policinë, akademiku i njohur në fakt mendon krejt ndryshe duke e krahasuar me Policinë e Milloshevicit.
Duke nënvizuar se ambasadorët nuk e kanë kuptuar pse u soll aq armiqësisht policia kur arrestoi Albin Kurtin, akademiku Qosja thotë se kjo është e pamundur nëse nuk dinë jetëshkrimin politik të Kryeministrit të Kosovës, që urdhëroi ndërhyrjen e që sipas tij ka qënë shërbetor politik e administrativ i Sllobodan Milloshevicit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/rreagimi-i-rexhep-qoses-policia-e-kosoves-si-ajo-e-milloshevicit/