Strategjia e PD për reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane kaluar 3 vjet nga momenti kur mazhoranca e opozita bashkuan votat per te ndryshuar kushtetutën. Asokohe Partia Socialiste ne opozite propozoi qe anëtaret e institucioneve kryesore ne vend nga Prokurori i Përgjithshëm, tek anëtaret e Gjykatës se Larte dhe asaj kushtetuese te zgjidheshin me 84 vota. Por Partia Demokratike i hodhi poshtë keto propozime pasi pakica, nuk mund te përdorte mekanizma bllokues.Sot Partia Demokratike eshte ne opozite dhe tani qe është shtruar serish çështja e ndryshimeve kushtetuese ajo propozon qe prokurori i përgjithshëm, anëtaret e kushtetueses apo KLD te zgjidhen jo me me shumice te cilësuar, por me shumice kushtetuese, 94 vota per secilin prej këtyre anëtareve. Keto propozime jane pjese e strategjisë qe opozita ka hartuar per reformën ne drejtësi dhe qe ish-Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i justifikon ne kete mënyre. Por ka disa gjera qe opozita nuk dëshiron t?i ndryshoje, p.sh ajo kërkon qe Ministri i Drejtësisë te mos jete pjese e KLD, por presidenti te vazhdoje te qëndroje ne këshill. Po ashtu, ajo kërkon qe procedura per zgjedhjen e presidentit te mos preket. Ne total janë 300 propozime qe opozita ka bere ne kuadër te strategjisë per reformën ne drejtësi. Por ndërkaq, komisioni i ngritur nga parlamenti e ka miratuar qe ne muajin korrik strategjinë e mbetet per t?u pare nese propozimet e PD do te merren apo jo parasysh.

Free Traffic Exchange