Komisioni i Medias për amendamentin “Balla” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka shpërthyer kundër amendamentit te propozuar nga socialisti Taulant Balla qe synon te shfuqizoje çdo rregullim ne fushen e pronësisë se medias. Gjate mbledhjes se komisionit kryetari Genc Pollo ka deklaruar se propozimi për shfuqizimin e nenit 62 ne ligjin e medias behet për te favorizuar nje operator te caktuar ne treg. Sipas Pollos zgjedhja e kryetarit te Autoritetit te Mediave Audiovizive se bashku me propozimin e socialistit Balla synojnë te krijojnë pozitat e monopolit per këtë operator.Ne fakt Autoriteti i Mediave Audiovizive eshte i vetmi institucion qe ka mbështetur amendamentin Balla, pasi OSBE, Këshilli i Europes dhe Bashkimi Europian e kane kundërshtuar ashper ate. Ne nje letër drejtuar Komisionit te Medias kreu i autoritetit mbështet shfuqizimin e nenit 62 te ligjit per median, por kryetari i komisionit Genc Pollo e ka cilësuar kete nje qendrim personal te Genti Sales. Por pavarësisht akuzave te ngritura nga opozita, maxhoranca ka preferuar te mos pozicionohet port e kërkoje séance dëgjimore edhe me përfaqësuesit e televizioneve para se te shkohet tek vendimmarrja per propozimin e deputetit Balla. Deputeti socialist Taulant Balla ka depozituar ne kuvend kerkesen per shfuqizimin e nenit 62 te ligjit per median, nen i cili vendos disa kufizime ne lidhje me pronësinë ne media. Bashkimi Europian, OSBE dhe Këshilli i Europes e kane rrezuar këtë propozim pasi sipas tyre ai favorizon monopolet, cenon konkurrencën dhe lirinë e medias.

Free Traffic Exchange