Debat në Komisionin e Jashtëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare nuk ka në plan të kërkojë largimin nga Shqipëria të Prezencës së OSBE-së. Fakt i cili u konfirmua për mediat, nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, sipas të cilit çka kërkohet është rishikimi i pozicionit të Organizatës në Shqipëri, mandati i së cilës ka ndryshuar çdo vit. I pyetur mbi kërkesën drejtuar Ambasadorit shqiptarë në OSBE, Spiro Koçi për t?u kthyer në atdhe, Bushati tha se nuk ka asnjë përpjekje për marrjen e kompetencave të Presidentit. Sipas tij, gjithçka është bërë në respekt të ligjit për shërbimin civil. Deklaratat ministri i jashtëm i bëri pas mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, gjatë të cilit pati debate me paraardhësin e tij, demokratin Aldo Bumçi, mbi raportet me Turqinë. Sa i takon mundësisë së pranimit të azilkërkuesve sirianë, ministri sqaroi se qeveria për momentin, nuk ka asnjë kërkese dhe nuk po ben negociata.

Free Traffic Exchange