Ahmetaj thirrje biznesit: Regjistrohuni dhe deklaroni fitimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke bërë thirrje që të gjithë bizneset të regjistrohen dhe të deklarojnë prodhimin dhe fitimet e tyre, ministri i ekonomisë është ndalur gjatë një vizite në një kompani gjermane e cila ka pak muaj që ka nisur të investojë në Shqipëri. Arben Ahmetaj tha se mënyra se si firmat e huaja deklarojnë punonjësit dhe paguajnë taksat duhet të jetë një shembull për të gjitha ndërmarrjet. I pyetur se çfarë do të bëjë Shqipëria me politikën fiskale, dhe a ka në plan qeveria që të bëjë një paketë me taksa me të ulëta për vitin 2016-të, Ahmetaj tha se fillimisht po punohet për shkurtimin e procedurave për bizneset që kërkojnë të vijnë në Shqipëri. Kompania gjermane merret me prodhimin e pjesëve të makinave, çka sipas qeverisë sonë ka ndryshuar tërësisht mënyrën se si po operon ekonomia: nga një vend që më parë merrte vetëm prodhime me porosi, tani nxjerr produkte të sajat që i eksporton jashtë.