BE apel klasës politike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Reforma në drejtësi dhe bashkëpunimi pozite-opozitë për miratimin e një serë ligjesh në Parlament, mbeten detyra prioritare të Shqipërisë në procesin e saj të integrimin për në familjen evropiane?. Ky ka qenë qëndrimi i Delegacionit te unionit pranë OSBE-së në Viene, i cili ka vlerësuar punën e kreut të kësaj organizate në Shqipëri, Florian Raunig. ?Reforma në drejtësi mbetet thelbësore. Shqipëria e cilësoi këtë reformë një prioritet kyç për vitin 2015 dhe ka marrë hapat e parë në këtë drejtim për një strategji për reformën ne sistemin e drejtësisë dhe një plan veprimi. Megjithatë më shumë masa duhet të ndërmerren për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, që është i aftë të vendose sundimin e ligjit. Një reformë efikase në drejtësi do të transformonte Shqipërinë dhe do të frenonte krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ajo do të nxiste investimet dhe rritjen ekonomike pasi do të krijonte një klimë biznesi të qëndrueshme?.Në këtë dokument vihet theksi dhe te dialogu politik mes opozitës dhe qeverise per te miratuar një seri reformash përfshi dhe bashkëpunimin në procesin e dekriminalizimit.?Bashkimi Evropian ndan shqetësimin e kreut të OSBE-së në Shqipërie se dialogu politik i qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës dhe puna konstruktive në parlament, mbeten thelbësore për procesin e reformave të vendit. BE i bën thirrje të gjitha partive politike të fokusohen në këto procese dhe t?i rikthehen dialogut ne frymën e transparencës?. Delegacioni i BE-se vlerëson dhe përpjekjet e ndërmarra nga qeveria për luftën kundër trafikut te lendeve narkotike.