Mungojnë ilaçet në QSUT - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Ne Qendrën Spitalore Universitare ?Nene Tereza? nuk ka ilaçe, por as shprese me per jetën?. Kështu shprehet nje pensioniste nga Fieri, ndërsa tregon se bashkëshorti po i përkeqësohet çdo dite për shkak te mungesës se ilaçit Mapter, i nevojshëm për krimoterapinë. 66-vjeçari vuan nga leuçemia dhe nje here ne tre jave, duhet te përdorë kete medikament qe mbulohet nga shteti dhe kushton 2100 euro flakoni. Ne mungese te tij dhe pamundësisë per ta siguruar privatisht, Zioca Pashollari kërkon ndihme. Pensionistja nga Fieri, nuk ka nguruar qe këtë shqetësim t?ia thotë edhe Ministrit te Shëndetësisë qe ndodhej per një inaugurim ne shërbimin e kardiologjisë ne QSUT. Ministri Ilir Beqaj i premtoi zgjidhje, por i pyetur me herët nga Vizion Plus, ai pranoi mungesën e barnave edhe shërbimin onkologjik. Megjithatë këtë fakt, zoti Beqaj e anashkaloi duke thëne se furnizimi dhe buxheti për barnat është me mire se me pare. Rastësi ose jo, vetëm pas denoncimit publik te zonjës Pashollari, Drejtoria e Qendrës Spitalore njoftoi shpërndarjen e medikamentit Mapter. Sipas tyre, ampulat kishin ardhur qe ne mëngjes dhe po shpërndaheshin ne pavijone. Por kjo e moshuar qe po bën jave ne pavijonin e hematologjisë e di se ilaçi serish, nuk do te mbërrije ne dhomën e tyre, pasi siç thote ajo, nuk kane as njohje e as miq. Ndaj e fundit qe i mbetet është lutja drejtuar Zotit.