Apeli: 35 vjet burg Kostandin Xhuvanit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Merre forme te prere dënimi për Kostandin Xhuvanin, autori i vrasjes se katërfishtë te ndodhur një vit me pare ne një lokal ne ?Rrugën e Elbasanit?. Edhe Gjykata e Apelit ka vendosur qe Xhuvani te qëndroje 35 vite ne burg, duke lënë kështu ne fuqi vendimin e shkalles se pare për djalin e vetëm te ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani. Apelimi i vendimit ishte kërkuar nga Prokuroria, e cila kërkonte te mos pranohej gjykimi i shkurtuar ne mënyre qe i pandehuri te dënohej me burgim te përjetshëm, Por edhe mbrojtja pretendoi ulje te dënimit me argumentin se vrasja kishte ndodhur ne kushtet e tronditjes se rende psikike. Sipas këtij vendimi, Kostandin Xhuvani, nuk mund të përfitojë kërkesa për liri me kusht apo edhe ulje të dënimit për sjellje të mirë. Po ashtu dënimin Xhuvani do ta vuajë në një burg të sigurisë të lartë. Ngjarja per te cilën akuzohet Xhuvani ndodhi ne 4 nëntor të vitit 2014, kur ai vrau me pistolete shokun e tij Arbër Demiraj, si dhe Edison Jahon, Enea Xhajin dhe shtetasin italian Giampaolo Azzolo në ambientet e nje lokali nate në ?Rrugën e Elbasanit?.

Free Traffic Exchange