FIFA pezullon sekretarin Valcke për mitmarrje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Organizata botërore FIFA ka bere te ditur ne nje deklarate zyrtare pezullimin nga te gjitha funksionet me efekt imediat te Jerome Valcke, sekretar i federatës botërore te futbollit. Vendimi është mare pas akuzave te ditëve te fundit per përfshirjen e Valcke ne skandalin e shitjeve ilegale te biletave te botërorit 2014 ne tregun e zi. Valcke i njohur ndryshe si krahu i djathte i Sep Blater qe nga viti 2007, eshte ne qendër te akuzave si nje nga protagonistet e marrëveshjeve ilegale per shitjen e biletave ne tregun e zi për botërorin qe u zhvillua ne Brazil. Sipas deklaratës, FIFA pasi u informua per akuzat ndaj Valcke vendosi te hapi nje hetim ne lidhje me kete çështje. Skandali u be i ditur pasi nje ish-partner i FIFA-s deklaroi se Valke e kishte ofruar bileta me trefishin e çmimit fillestar. Skandali i radhës ne FIFA vjen pas arrestimit te 7 zyrtareve ne muajin maj me akuzën e mitmarrjes, ndërkohe qe edhe vete Valcke ishte i përfshire ne zerat per ryshfet.