http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Artur Zotkaj, vëllai i kryetarit të bashkisë së Poliçanit është arrestuar paraditen e së premtes, pasi u zbulua se ishte pjesë e një grupi që kultivonin dhe shisnin lëndën narkotike. Pas kontrollit të ushtruar në biznesin e tij në Malin e Tomorrit, policia zbuloi 19 kilogramë mariuhanë. Bashkë me vëllain e kryebashkiakut, në prangat e uniformave blu ranë edhe Kreshnik Hasenbelli, Abedin Nurellari, dhe Destared Allko, të tre banues në Poliçan. Ndërsa një 22-vjeçar tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se është bashkëpunëtor i këtij grupi kriminal. Burimet e policisë bëjnë me dije se rrjeti është mbajtur ne survejim per nje kohe te gjate. Arrestimi i pjesëtareve te tij është rezultat i operacionit antidrogë të koduar me emrin ?Pronovik?. Pronoviku ishte pikërisht zona ku kultivohej lënda narkotike kanabis sativa e cila me pas shitej ne zona te ndryshme. Ekspertet e policisë dyshojnë se Artur Zotkaj shfrytëzonte faktin qe vëllai i tij është kryetar bashkie i Poliçanit prej disa mandatesh. Familja Zotkaj zotëron biznesin e gurëve dekorative ne Malin e Tomorit.