Fiks Fare, 17 Shtator 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

2015-12-01 1

Prodhimi dhe konsumimi i akullores

Gjate sezonit te veres nje nga produktet me te konsumueshme eshte edhe akullorja. Ky produkt i perftuar nga qumeshti eshte i ndjeshem ndaj temperaturave te nxehta. Nje akullore e shkrire edhe me pas e ringrire eshte nje akullore e prishur e cila nuk duhet konsumuar. Ne disa raste akullorja nuk ruhet ne formen e duhur as per kohen e duhur, pasi edhe ajo si cdo produkt tjeter ka kohen e saj edhe afatin qe mund te qendroje pa u prishur.
Kamera te fshehta me tregtaret e akullores
Tregtaret qe ne disa raste jane edhe prodhues te akollores, na tregojne se e mbajne akulloren per disa dite. Ruajtja e akullores ka afate te ndryshme, disa tregojne qe e ruajne per dy apo tre dite. Disa te tjere arrijne deri ne 5 dite, ndersa nje tregetare tjeter tregon se akullorja mund te qendroje si mishi per muaj te tere. Akullorja e cila tepron perziehet me akulloren e re edhe tregtohet, pamvarsisht se sa dite ka qe eshte prodhuar. Ne shumicen e rasteve ata qe e prodhojne edhe e tregtojne akulloren, thone qe per te rritur masen e saj perdorin " Svelto " apo " Velex" lende te cilat jane te ngjashme edhe kane funksion te perafert me majane e birres. Keto lende rrisin masen e akullores se prodhuar edhe e gjitha behet per arsye fitimi. Tregetaret tregojne se akulloren ne darke e lene ne ngrirje, ne mengjes ne frigorifer ftohes. Ato perdorin xhelatine qe akullorja te duket natyrale.
Kamera te fshehta ne dyqanet ku shitet lenda e pare e akullores
Svelto, apo velex jane dy lendet fryrese te cilat perdoren per rritjen e mases se akullores. Tregtaret qe shesin produktet per akulloren na permendin edhe keto dy produkte. Sveltoja ka formen edhe ngjyren e silikonit, per nje liter qumesht nga ky produt duhet perdorur vetem 4 gram. Nje nga shiteset tregon qe tregtaret per akulloren perdorin qumeshtin pluhur. Nga 1 kg qumesht pluhur, perftohet 9 litra qumesht i lengshem. Per te ulur cmimin shitesja tregon qe ne vend te xhelatines mund te perdoren esenca te cilat ulin koston edhe rrisin fitimin. Persa i perket lendes fryrese tregon qe te gjithe e perdorin.
Tregetaret na tregojne se nuk e bejne kete gje. Nje tregtar thote qe se di fare, nje tjeter tregon se e ben ne fillim te sezonit analizen. Ne nje tjeter rast ne konstatojme se analiza nuk behet fare, por merret nje deshmi i gatshme e saj.
Interviste Specialiste e ushqimit prane AKU, Elvira Dibra ?akullorja eshte produkt delikat. Ajo mund te qendroje me ore apo maksimumi me nje dite edhe duhet ruajtur ne menyre shume te kujdesshme. Duke qene se eshte nje produkt i perftuar nga qumeshti edhe veza ne disa raste, apo edhe kremrat e qumeshtit kthehet lehtesisht ne nje produkt te rrezikshem. Ajo i ben thirrje konsumatoreve qe te blejne edhe konsumojne produkte, ne dyqane te cilat kane pasterti edhe higjene. Ne rastet kur mbi akullore ka grimca akulli eshte shenje e dukshme qe akullorja ka shkrire edhe eshte ngrire perseri?.

Free Traffic Exchange