Debate për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca plenare është shoqëruar me debate te ashpra per çështjen e dekriminalizimit edhe pse janë krijuar serish mundësi per konsensus mes mazhorances dhe opozitës. I pari qe kritikoi hapin e qeverise per miratimin e nje ligji per dekriminalizimin ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili risolli ne vëmendje rezolutën e 24 dhjetorit per te theksuar se ligji duhej te miratohej me konsensus ne Parlament. Por lideri i mazhorances Edi Rama iu kundërpërgjigj duke kujtuar se ishte opozita ajo qe beri nje draft te njëanshëm, duke theksuar se shumica është e hapur per kompromis. Por përplasjen me te ashpër kryeministri Rama e pati me kreun e grupit parlamentar Edi Paloka e akuzoi mazhorancen se bllokoi dekriminalizimin per te kandiduar persona me rekorde kriminale ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit. Tashme ne parlament jane depozituar 2 nisma ligjore, për dekriminalizimin një e opozitës dhe nje e qeverise, te dyja jane bazuar mbi ligjin Severino ne Itali, por drafti i PD përfshin marrjen e gjurmëve te gishtërinjve dhe testin e drogës per politikanet, çështje te cilat nuk pranohen nga mazhoranca.

Free Traffic Exchange