Shqiptarët ushqehen më pak - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është nikoqire e ndaj arrin t?ia dale mbanë te menaxhoje te ardhurat modeste mujore. Lucie Dokaj është pensioniste dhe se bashku me bashkëshortin, përpiqen te kryejnë shpenzime te kontrolluara, ne mënyrë qe t?ia dalin jetesës se shtrenjte te kryeqytetit. Nuk kane patur probleme serioze me shëndetin, pasi shpenzimet spitalore do t?i tejkalonin ndjeshëm te ardhurat. Por kursimet ne familjet shqiptare janë edhe tek ushqimi, pasi çdo blerje e tepruar do te vinte ne pikëpyetje shpenzimet mujore. Familja Dokaj është nje shembull se si ia dalin jetesës shqiptaret me te ardhura normale. Sipas INSTAT, shpenzimet mesatare mujore per një familje arrijnë ne rreth 70 mijë leke, ndërsa ato për fryme, ne 18 mije leke. Nga anketa e fundit e INSTAT, ne ndryshim nga viti 2009, rezulton se familjet ne vend kane tkurrur ndjeshëm shpenzimet per ushqime, ndërsa janë rritur ato për arsim, energji etj. Duke ju referuar anketës se buxheteve te familjeve, 6 jane fushat kryesore qe marrin edhe vlerën me te madhe te shpenzimeve mujore, ne vend te pare është ushqimi, me pas vjen grupi i veshjeve, vijon me tej me shpenzimet per banesën siç është pagesa për uji, energji, me tej vijnë shpenzimet për shëndetin etj.

Free Traffic Exchange