Maska e Enver Hoxhes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse do të gjendeshit përballë imazhit të ish-diktatorit Hoxha, çfarë do të bënit? Për ata që kanë jetuar gjatë regjimit komunist, pamundësia apo rastet kur mund të shpreheshin kanë qenë thuajse fatale. Tani mund t?i dalësh maskës së tij përballë për t?i thënë gjithçka, me zë të ulët sigurisht. Jashtë tunelit qëndrojnë të tjerë që presin. Kjo mundësi është krijuar qe nga mbrëmja e 16 shtatorit, pikërisht në një ditë kur ende komunistët nostalgjike nderojnë figurën e Hoxhës. Në Muzeun Historik Kombëtar janë mbledhur dhjetëra adhurues të artit, por edhe të historisë, për të vizituar instilacionin e Ardian Isufit. Instilacioni i Isufit është antihomazhi i ish-diktatorit. Brenda një tuneli 12 metra i gjatë, 2 metra i gjere dhe 4 të lartë, është vendosur maska e realizuar nga Muharrem Turkishi pak ditë pas vdekjes së Enver Hoxhës. Muzeu ka qëndruar i hapur më shumë se zakonisht pasi njerëzit që kërkonin të hynin në tunelin ku ishte instaluar maska e ish-diktatorit ishin të shumtë. Antihomazhi i Ardian Isufit do të ekspozohet për publikun deri më 22 shtator.

Free Traffic Exchange