Shtrenjtohen makinat e vjetra - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kjo e mërkure, cilido qe do te zhdoganoje një makine ne Shqipëri, do te paguje me shtrenjte. Nje udhëzim i ri i Ministrit te Financave, ka përcaktuar nje çmim dysheme lidhur me pagesën qe kryhet ne dogane për automjetet. Me konkretisht, pavarësisht se sa leke e keni blere ju makinën, ju do te paguani ne dogane për automjetet deri ne 1.4 kubik jo me pak se 130 mije leke. Pagesat janë te ndryshme ne varësi te kubikeve te makinës, sa me e madhe makina, aq me e larte pagesa. Burime nga administrata doganore, thonë se ky udhëzim ka për qellim trajtimin e barabarte, pasi shume individë manipulojnë faturat e blerjes se automjeteve jashtë vendit, e për rrjedhoje paguaje nje shume te vogël TVSH-je ne dogane. Nga ky udhëzim, me te dëmtuarit janë ata individë qe do te blejnë makina te vogla familjare.

Free Traffic Exchange